Viti i parë në gjimnaz, ende pa libra

Tekstet e reja për klasat e 10-ta nuk kanë mbërritur ende nëpër libraritë shkollore. E ndërsa nëpër pikat e shitjes së librave, këto ditë fluksi i blerësve është shtuar shumë, disa tituj mungojnë. Në fakt bëhet fjalë për librat e vitit të parë të gjimnazit, i cili sivjet do të mësojë me tekste të reja, ku lëndët shkencore do të adaptohen nag autorë të huaj, e ndërsa librat e gjuhëve të huaja do të sigurohen nga vendet e origjinës. Sipas librashitësve, për këto tekste nuk ka njoftim se kur mund të mbërrijnë.
Ndërkohë për pjesën tjetër të librave shkollorë shitjet vijojnë normalisht, pasi për këto tituj shtëpitë botuese kanë dorëzuar rreth 80% e kontigjentit.
Viti i parë i gjimnazit , brezi i parë i cili përfundon klasën e 9-të të arsimit bazë, do të nisë sivjet vitin shkollor me një strukturë tërësisht të re tekstesh. Kjo klasë vetëm kurrikulën bërthamë do ta ketë nga autorët tanë, ndërsa sfera shkencore është adaptuar nga autorët të huaj. Ndërsa tekstet e gjuhëve të huaja për nxënësit e viteve të para janë siguruar nga Britania e Madhe, Italia, Franca. Ditë më parë drejtoria e arsimit parauniversitar në MASH ka deklaruar se, nuk do të ketë vonesa në përgatitjen e këtyre teksteve.