Kinë/ Më shumë se 200 fëmijë helmohen nga plumbi
Tek më shumë se 200 fëmijë, të cilët jetojnë pranë një parku industrial në pjesën jugperëndimore të Kinës, është zbuluar një përqindje e lartë plumbi, njoftoi sot media shtetërore, që përbën rastin e tretë të një çështjeje të tillë këtë muaj.
Autoritetet shetërore testuan rreth 1000 fëmijë në një lagje të qytetit të Kunming, njoftoi sot e përditshmja "China Daily". "Niveli i plumbit në gjakun e tyre i tejkalon 100 mikrogramë për një litër gjak, por më pak se 200 mikrogramë për litër", njoftonte gazeta e cila citonte mjekun, Wu Ling.
Helmimi nga plumbi mund të ndodhë me ngadalësi dhe shkaktohet nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj sasive të vogla të plumbit, që mund të dëmtojnë zhvillimin mendor të një fëmije. Problemet shëndetësore bëhen më të rënda me rritjen e nivelit të plumbit në gjak. Prindërit deklarojnë se helmimi vjen si pasojë e një parku industrial që ndodhet aty pranë, thuhej në raport, megjithëse zyra lokale për mbrotjen e mjedisit deklaron se kjo nuk mund të ketë lidhje të drejtëpërdrejtë me ndotjen industriale