E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, arrestohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve

Burime të policisë lokale bënë të ditur se "në orët e para të mëngjesit të sotëm u arrestua në flagrancë shtetasi Gezim Maloku. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15  doza heroine, të cilat ishin të mbështjella me letër varaku".

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar ne tarracën e banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë  e provës materiale dhe 6 bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat ishin të larta deri në një metër.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›