A/H1N1, zbulohen 9 raste të reja

Konfirmohen 9 raste të tjera me virusin A/H1N1 në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga komiteti i ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë e cila thekson se këto raste janë evidentuar gjatë kësa jave. Në një deklaratë për shtyp theksohet të gjitha rastet kanë nisur me shenja të lehta dhe janë trajtuar në Qëndrën Spitalore Universite në Tiranë. Ndërkohë janë identifikuar edhe raste me grip jo A/H1N1 ç'ka dëshmon se në popullatë po qarkullon edhe virus ii gripit sezonal. Gjithashtu mësohet se kanë mbërritur në ISHP një sasi e re preparati antiviral Tamiflu që mjafton për të trajtuar rreth 10 mijë raste ndërsa në të gjithë spitalet rajonale janë të furnizuar me një sasi baze dhe mund të marrin sasi të tjera nga ISHP-ja.
Komiteti i ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë u mblodh sot për të analizuar situatën lidhur me virusin A/H1N1 dhe masat e marra dhe orientimin e masave në vazhdim.
Komiteti i ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë u mblodh sot për të analizuar situatën lidhur me virusin A/H1N1 dhe masat e marra dhe orientimin e masave në vazhdim.