Izraeli hedh poshtë rezolutën e OKB-së për Gazën
Izraeli hedh poshtë rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila bën thirrje për hetim ndaj pretendimeve për krime lufte gjatë ofensivës izraelite dimrin e kaluar në Gaza.
Rezoluta mbështet raportin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, i cili i akuzoi Izraelin dhe grupin palestinez Hamas për krime lufte dhe rekomandon që ata të sillen para Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, nëse vetë nuk ndërmarrin hetime serioze.
Izraeli tha se numri i madh i abstenimeve, i kombinuar me 18 vendet që votuan kundër propozimit, nënkupton se rezoluta nuk ka mbështetjen e "shumicës morale".