A/H1N1,rikonstruktohet reanimacioni

Ilir Dashi, drejtori Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka inaguruar ambientet e rikonstruktuara të reaminacionit në shërbimin infektiv. Sipas Dashit, ky është një investim serioz që është mundësuar nëpërmjet një kredie të Bankës Botërore i cili kap shifrën e 600 mijë dollarëve.
Sipas shefit të shërbimit infektiv ky repart është i gatshëm të presë dhe të përballojë të gjitha rastet që do të kenë nevojë, sidomos ato të gripit të derrit duke qenë se jemi në një situatë pandemike. Numri i rasteve me grip sezonal dhe grip derri shkon nga 50 deri në 60 në ditë.
Reaminacioni në shërbimin infektiv përmban 4 shtretër, ndërkohë që kanë ardhur të reja të gjitha aparturat e nevojshme për këtë sektor.