Kushtet teknike,tatimorët aksion në karburante

Tatimorët kanë filluar aksionin për konfiskimin dhe bllokimin e të gjithë atyre pikave të karburanteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa plotësuar kushtet teknike. Ky aksion ka ardhur menjëherë pas dhënies së urdhrit të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti për kontroll të rreptë mbi të gjithë ato pika karburantesh të cilat nuk plotësojnë kriteret ligjore të ushtrimit të aktivitetit. Pikërisht sot është bllokuar aktiviteti i një pike karburanti në Kombinat pikërisht për shkak të parregullsive teknike që janë gjetur. Tatimorët shprehen se ky aksion do të vashdojë më tej dhe se shumë shpejt do të shtrihet në të gjithë vendin