E Diel, 1 Nëntor 2026

AI: Grupe të armatosura kërcënojnë sigurinë

Grupet e armatosura në Libi, jashtë kontrollit të qeverisë kërcënojnë sigurinë në vend. Ky është paralajmërimi që erdhi nga grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International , ku në raportin e saj thekson se Libia është e rezikuar nga milicitë që janë jashtë kontrollit të qeverisë.
 

Amnesty tha se janë të dokumentuara dhjetëra raste të krimeve të luftës ku janë torturuar të burgosurit duke detyruar komunitete të tëra të largohen nga shtëpitë e tyre. Raporti thekson se abuzimet janë kryer kunder personave të dyshuar si të bindurit e ish kolonelit libian Muammar Gadafi.
 

"Ne kemi parë imazhe tmerruese të njerëzve të cilët kanë qenë të torturuar, njerëz mbi të cilët është abuzuar. Shumë njerëzit na kanë treguar gjurmë të dukshme të torturës, që janë rrahur në mënyra barabare " tha Carsten Jugersen autor i raportit.

Amnesty thotë se ka mbi 2500 njerëz në paraburgim nën kontrollin e qeverisë së përkohshme, por ka edhe disa grupe të përbëra nga ish-rebelë po kryejnë veprime që shkelin të drejtat e njeriut dhe nuk ndëshkohen apo kontrollohen nga qeveria e përkohshme.
 

"Të grupe veprojnë të pavarura nga autoritetet qendrore. Dhe ata kanë një rrjet në të gjithë vendin. Ekziston frika se kjo mund të përshkalëzohet dhe situata në Libi mund të përkeqësohet shumë më tepër" tha Jugersen.  Muajin e kaluar OKB deklaroi se të paktën 8 mijë mbështetës pro-Gaddafi po mbahen nga grupet militante.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›