Parlamenti Evropian kritikon zgjedhjet ruse

Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësimin në lidhje me zgjedhjet e kontestueshme për Dumën Shtetërore të mbajtura dhjetorin e kaluar por nuk ka kërkuar më anulimin e tyre.
Përmes një rezolutë të miratuar të enjtjen, Parlamenti Evropian i ka kërkuar autoriteteve ruse që të vazhdojnë “hetimin gjithëpërfshirës dhe transparent të raporteve për mashtrime dhe frikësime”.
Teksti, po ashtu dënon aksionet e policisë ndaj protestuesve paqësorë, që kundërshtonin parregullsitë në zgjedhje.
Rezoluta vë në pah se protestat “janë shprehje e dëshirës së popullit të Rusisë për zgjedhje të lira dhe korrekte”.
Ligjvënësit e BE-së po ashtu kanë shprehur shpresën se zgjedhjet presidenciale ruse më 4 mars do të “shmangin ndërhyrjet dhe parregullsitë” e raportuara në zgjedhjet për Dumën Shtetërore.