E Diel, 1 Nëntor 2026

AI: Irani ka shtuar ekzekutimin e të dyshuarve për trafik droge

Organizata e njohur për të drejtat e njeriut, “Amnesty International” në një raport të ri thekson se të paktën 488 persona janë ekzekutuar në Iran, për shkak të dyshimeve për trafik me substanca narkotike, në vitin 2011.

Organizata thotë se kjo është një rritje e trefishtë e ekzekutimeve, që nga viti 2009.
 

Raporti i quajtur “I varur nga vdekja” thekson se 600 ekzekutime për trafikantët e drogës në Iran janë evidentuar deri në fund të nëntorit të këtij viti.
 

Raporti gjithashtu tregon se vetëm ekzekutimet lidhur me dyshimet për trafik droge përbëjnë rreth 80 % të asaj shifre.
 

Organizata, përmes këtij raporti, ngre shqetësime serioze lidhur me drejtësinë dhe korrektësinë e këtyre proceseve gjyqësore, që kanë çuar në ekzekutimin e personave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›