AI: Myslimanët po diskriminohen në Evropë

Raporti i quajtur “Zgjidhja dhe Paragjykimi: Diskriminimi kundër myslimanëve në Evropë”, shqyrton jetën e myslimanëve në Zvicër, Francë, Belgjikë, Spanjë dhe Holandë.
Në të thuhet se individët, të cilët mbajnë veshje specifike, si shamitë në kokë, apo simbole të tjera të lidhura me islamin, kanë më pak sukses në gjetjen e punës dhe në mundësitë e shkollimit, për shkak të qasjes paragjykuese dhe mosndëshkimit ligjor në këto shtete evropiane.
Raporti dokumenton disa raste të diskriminimit dhe ngre çështjen e mjedisit ligjor, i cili lejon që praktikat e tilla të mos kontrollohen. Në raport janë vënë në pah problemet e mungesës së ligjeve, si në Zvicër, si dhe ligjet, që sipas Amnesty International, ndihmojnë institucionalizimin e stereotipave, si ndalesat për veshjet e caktuara islamike.
Direktiva e Kornizës së Punësimit e Bashkimit Evropian, që aplikohet në shtetet anëtare, sipas organizatës, gjen trajtime të ndryshme të religjionit dhe besimit që çojnë në diskriminim.
Legjislacioni vendor në Belgjikë, Francë, Holandë dhe Spanjë pasqyron këtë qëndrim.
Marko Perolini, autori i raportit, thotë se grupi ka vërejtur mungesën e zbatimit të këtyre ligjeve, dhe në disa vende edhe mungesën e ligjeve në fjalë.