AI akuzon Assadin për krime të luftës

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i ka akuzuar forcat e qeverisë së Sirisë për vrasjen e civilëve në sulme të organizuara “si pjesë e politikës shtetërore”, që përbën krime kundër njerëzimit.
Në raportin e publikuar të enjten, Amnesty International thotë se hetuesit e vet kishin dokumentuar keqtrajtime “sistematike” të qeverisë në 23 qytete dhe fshatra në provincat Alepo dhe Idlib, gjatë muajve maj dhe prill.
Raporti prej 70 faqesh është i bazuar në intervistat me mese 200 njerëz, përfshirë edhe ata të cilëve u janë vrarë farefisi ose u janë shkatërruar shtëpitë.
Qeveria e Sirisë thotë se po i lufton “terroristët” e mbështetur nga jashtë, të cilët i fajëson edhe për vrasjen e qindra policëve dhe ushtarëve.
Dëshmitarët e cituar në raportin e Amensty International thonë se shumica e të vrarëve duket se nuk kishin asgjë të bënin me rezistencën kundër sundimit të presidentit Bashar al-Assad.