E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Washington u përkujtuan viktimat e komunizmit

Në Washington, disa dhjetëra persona u mblodhën për të përkujtuar 5 vjetorin e ngritjes së një përmendoreje kushtuar viktimave të komunizmit. Në ceremoni u fol edhe për Shqipërinë, si vendi që përjetoi një ndër regjimet më të egra komuniste në botë.

Disa ish të burgosur politikë bënë thirrje që shoqëria dhe politikanët shqiptarë të tregojnë më tepër ndjeshmëri ndaj viktimave të komunizmit.

Përmendorja kushtuar viktimave të komunizmit ndodhet në një vend jo shumë të dukshëm në një kryqëzim rrugësh të Washingtonit. Por për ata që vuajtën dhe të tjerë që e ndjejnë se lufta kundër porosisë komuniste nuk ka përfunduar, ajo flet shumë.

Në ceremoni janë sjellë shumë kurora për nderuar viktimat.

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se kjo është një luftë që po vazhdon. “Më ka lënë përshtypje puna që është bërë për t’u kujtuar njerëzve tragjedinë e tmerrshme njerëzore që shkaktoi komunizmi kudo në botë gjatë dekadave. Ka rëndësi që njerëzve t’u kujtohet kjo dhe jam i kënaqur që ndodhem këtu”, tha Rumsfeld, duke shtuar se komunizmi është përgjegjës për vdekjen e më shumë qenieve njerëzore, se çdo lëvizje tjetër në historinë e njerëzimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›