AI akuzon forcat e Gadafit për "zhdukjet"
Grupi për të drejtat e njeriut "Amnesty International" i ka akuzuar forcat besnike ndaj liderit të Libisë Moamer Gadafi se po kryejnë fushatë të organizuar të zhdukjes së detyrueshme për t`i shtypur kundërshtarët e regjimit.
"Amnesty International" tha se punonjësit e saj në Libi kanë regjistruar më shumë se 30 raste të njerëzve që janë zhdukur, përfshirë aktivistë politikë dhe njerëz që dyshohen se u ndihmojnë kryengritësve.
Malkolm Stjuart, drejtor i AI për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, tha se "duket se ka një politikë sistematike për të arrestuar çdonjërin që dyshohet se kundërshton" sundimin e Gadafit.