E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja kush është "xhelati" i presidentëve në Kosovë

Enver Hasani po bëhet figura qëndrore në Kosovë në pak muaj. Si drejtuesi i Gjykatës Kushtetuese, ai së bashku me gjyqtarët e tjerë në 6 muaj të fundit kanë marrë dy vendime të rëndësishme. Të parin, për ish presidentin Fatmir Sejdiu që e dërguan vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. E të dytin, për zgjedhjen jo kushtetuese të Behgjet Pacollit për president në seancën e 22 shkurtit.

Profesori i Drejtës Ndërkombëare, Enver Hasani përgjatë viteve të karrierës nuk i ka shërbyer ndonjë partie politike. Në krye të institucionit të Gjykatës Kushteuse ka treguar se në këtë vend njerëzit duhet të besojnë tek institucionet, njerëzit që udhëheqin me to dhe tek Kushtetuta e vendit.

Hasani ende nuk ka komentuar asgjë pas vendimit të së hënës, pasi teksti i aktgjykimit do ti dërgohet palëve së shpejti. Por njoftimi i shkurtër flet për shkelje të Kushtetuës nga Kuvendi i Kosovës. Javë më parë, Hasani e ka përmendur mundësinë e kthimit në rivotim të presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›