E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kan: Japonia në gjendje maksimale gatishmërie

Kryeministri i Japonisë Naoto Kan deklaroi se qeveria e tij mbetet në gjendje maksimale gatishmërie lidhur me krizën në centralin bërthamor të goditur nga tërmeti dhe cunami.

Kan i tha sot një komiteti të parlamentit se situata në impiantin “vazhdon të jetë e paparashikueshme”, dhe se qeveria do ta “trajtojë problemin me shkallë të lartë gatishmërie”.

Përpjekjet për ftohjen e gjashtë reaktorëve në Fukushima vazhdojnë të pengohen nga shkalla e lartë e radioaktivitetit në ajër, ujë dhe tokë përrreth centralit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›