E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashingtoni në pritje të një stuhie të dytë dëbore

Një pjesë e madhe e punonjësve të qeverisë amerikane në Uashington po qendrojnë sot në shtëpi për të dytën ditë me radhë në pritje të një tjetër stuhie bore.Shërbimi Kombëtar Metereologjik njofton se sonte dhe gjatë natës rajoni i Atlantikut Qendror mund të mbulohet përsëri nga bora që pritet të arrijë një trashëri prej 25 deri në 50 centimetra.    Stuhia e re me siguri do të pengojë përpjekjet për pastrimin e borës që ra të premten dhe të shtunën në Uashington dhe periferitë e tij duke arritur deri në 90 centimetra trashësi. Dhjetra mijra shtëpi në shtetet Merilend, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Njuu Xhersi dhe Delauer janë pa energji elektrike dhe ka pasur raste të shembjes së çative të shtëpive për shkak të peshës së borës.  Shumë shkolla dhe biznese janë mbyllur për shkak të stuhisë së javës së kaluar ndërsa aeroportet vazhdojnë të jenë të kufizuar në shërbimet e tyre.  Moti i keq ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës. Dje, çmimi i naftës bruto u rrit 70 cent duke arritur në afro 72 dollarë për fuçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›