AIITC nderon me çmime penat e letërsisë
librin më të mirë në fushën e shkencës dhe të kulturës islame, për pikturën më të mirë dhe për krijimtarinë më të mirë për moshat e reja. Vetë organizatori i këtij konkursi të përvitshëm dhe njëherësh drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, Dr. Ramiz Zekaj, theksoi në fjalën e tij përshëndetëse se, Që prej katër vjetësh, Çmimi AIITC, i shpallur nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, ka nxitur dhe i ka dhënë vrull forcave krijuese në pasurimin e mëtejshëm të kulturës, artit dhe shkencës shqiptare. Kultura islame vjen sot si dëshmi e gjenialitetit dhe shpirtit artistik të kombit tonë. Me gjithë madhështinë dhe bukurinë e saj, kjo është ngjizur fort në trupin e kulturës shqiptare dhe ka pikturuar jetën materiale e shpirtërore ndër shekuj të shqiptarëve. I pranishëm në ceremoninë e çmimeve AIITC 2009 ishte edhe këshilltari i Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, shkrimtari Bardhyl Londo, i cili vlerësoi me tone pozitive punën e vyer që po bën AIITC-ja për motivimin e krijuesve shqiptarë në përgjithësi dhe për krijuesit e traditës së kulturës islame në veçanti. Ai nënvizoi faksin se, është e tepërt të flas për peshën, rëndësinë, seriozitetin dhe kulturën që ka qytetërimi islam në botë. Dihen vlerat e tij kulturore, shkencore, dihet pesha e tij në të katër anët e botës, por dihet sidomos pesha që ai ka në Shqipëri dhe në trojet ku jetojnë shqiptarët. Aktiviteti vijoi me tej me fjalën e drejtuesve të jurisë, përkatësisht të Prof. dr Xhevat Lloshit për librin shkencor, Prof. dr. Ali Osekut për pikturën dhe Prof. dr. Arjan Kadiut për krijimtarinë e moshave të reja. Me Çmimin AIITC 2009 u vlerësuan artistët, të cilët gjatë një viti më parë botuan libra në fushën e shkencës dhe kulturës islame, si dhe krijuan peizazhe. Gjithashtu, u vlerësuan dhe artistë të rinj, të cilët u paraqitën në këtë konkurs me botime të veçanta në poezi dhe prozë me temë: "E bukura në shpirt dhe në jetë". Si libri më i mirë i botuar në vitin 2009 në fushën e shkencës dhe kulturës islame u vlerësua Fjalori Arabisht-Shqip me 70.000 fjalë, i ish-diplomatit Sulejman Tomçini. Ndërkohë, në këtë kategori me çmime inkurajuese u vlerësuan dhe librat e autorëve Edvin Cami "Gëtja mes Perëndimit dhe Misticizmit Oriental" si dhe libri "Ti, vetvetja dhe çështjet e tua", i autorit Avni Tafili. Peizazhi më i bukur në penelet e piktorëve shqiptarë, nga 7 artistë pjesëmarrës, u përzgjodh ai i piktorit Orion Shima. Në kategorinë e krijimtarisë letrare të moshave të reja u vlerësua me çmimin e parë Ivana Dervishi me poezi. Ndërkohë, në këtë kategori u dhanë edhe katër çmime inkurajuese të rinjve Artur Deda, Fatime Zenelhasani, Stela Keta dhe Dorina Behari.
Prolog Giffoni sjell në Tiranë kantautorin Niccolo Fabi
Atmosfera festive që Prolog Giffoni çoi në disa prej qyteteve turistike të Shqipërisë si Saranda, Vlora, Pogradeci, Durrësi dhe Lezha përmes projektimeve të filmave për fëmijë dhe të rinj, por edhe përmes koncerteve të organizuara në këto qytete, do të përmbyllet me një koncert të madh nesër (30 maj), ora 20.00 në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Si pjesë e aktiviteteve Shqipëri-Itali: dy popuj, një det, një miqësi , në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, në këtë koncert të madh do të jetë i ftuar special këngëtari I njohur italian Niçolo Fabi si dhe grupi i njohur për spektaklet e mrekullueshme me flamuj Sbandieratori di Gubbio . Niccolo Fabi, kantautori italian i cili që nga viti 1996, kur edhe u afirmua si këngëtar ka realizuar 13 albume muzikore. I pranishëm në Tiranë, Niçolo Fabi do të interpretojë disa nga këngët më të suskeshme të repertorit. Veç tij, në koncertin e madh të organizuar nga Prolog Giffoni, nesër në mbrëmje, do të ngjiten në skenë këngëtarët e rinj më të njohur shqiptar si grupi Produkt 28, Orinda Huta, Samanta Karavello, Rosela Gjylbeku, Big Basta dhe Ester Hoxha, duke premtuar disa orë argëtimi të sigurt. Për ti dhënë më shumë ngjyra këtij koncerti, të ftuar specialë nga Italia do të jenë edhe flamurhedhësit. Sbandieratori di Gubbio janë të njohur për spektaklet e tyre të paharrueshme me flamuj, një traditë e njohur që nga mesjeta. Me një projeksion të realizuar teknikisht nga Rock Sound, gjatë koncertit do të shfaqjen pamje filmike nga projeksionet dhe takimet e suksesghme të Giffoni Filmffestival Albania dhe Prolog Giffoni me publikun e ri, atë publik që ky format po e rikthen në magjinë e ekranit të madh.
Peer Gynt, me aktorë nga shtete të ndryshme
Në Teatrin Shqiptar të Shkupit u shfaq premiera e dramës Peer Gynt, e autorit Henrik Ibsen, në regjinë e Slobodan Unkovskit, i njohur në rrethet teatrore shqiptare me vënien skenike të shfaqjes Daja Vanja në vitin 2008. Kjo shfaqje është realizuar në një bashkëpunim mes tri shteteve: Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Janë rreth 20 aktorë pjesëmarrës në këtë shfaqje. Skenografia e kësaj shfaqjeje është realizuar nga Miodrag Tabacki (Serbi), kostumet nga Aleksandër Nospal (Maqedoni) dhe koreografia nga Gjergj Prevazi (Shqipëri). Nga faqja zyrtare e këtij teatri në Shkup mësohet se aktorët e përzgjedhur nga vendet përkatëse janë: Vjosa Abazi, Vlora Nikci, Albulena Kryeziu, Flutura Zymi, Adrian Morina, Bekim Guri Besart Zeneli, e Flutura Basha nga Kosova. Ndërkaq, aktorët që vijnë nga Maqedonia në projektin Peer Gynt, të Ibsenit, që realizohet për herë të parë në Kosovë janë: Bajrush Mjaku, Xhevdet Jashari, Mirsad Iseni, Fisnik Zeqiri, Blerim Dardhishta, Visar Etemi, Beqir Nuredini, Amernis Nokshiqi, Mirlinda Saiti dhe Zarije Jonuzi, kurse nga Shqipëria është përfshirë vetëm një aktore, e mirënjohura Yllka Mujo. Premiera e kësaj shfaqje, e cila u dha fillimisht në Teatrin Shqiptar të Shkupit do të vazhdojë më pas në Prishtinë e Tiranë.