E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI:Të zbardhet fati i të zhdukurve të luftës

10 vjet pas luftës në Kosovë, Amnesty International thotë se përgjegjësit për rrëmbimin dhe zhdukjen e shqiptareve dhe serbëve ende nuk po përballen me drejtësinë. Më shumë se 3000 shqiptarë janë zhdukur nga policia, forcat paraushtarake dhe ushtarake serbe, ndërsa edhe rreth 800 serbe, romë dhe pjesëtarë të pakicave të tjera u rrembyen pas përfundimit të konfliktit, thotë organizata për të drejtat e njeriut. Amnesty International u bën thirrje autoriteteve në Serbi dhe Kosovë, si dhe misionit EULEX, që të bashkëpunojnë për hetimin e rasteve, që familjaret të informohen për fatin e të afërmve të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›