Pollo kërkoi mbështetje të PE-së për statusin kandidat

Zëvendëskryreministri Genc Pollo priti delegacionin e Parlamentit Europian, të kryesuar nga Doris Pack, me rastin e takimit ndërparlamentar të 15-të midis Parlamentit shqiptar dhe atij të Bashkimit Evropian. Gjatë takimit, delegacioni i BE u përqendrua në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të 28 qershorit dhe në aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kanididat në BE. Pollo pasi mori mbështetjen e europarlametarëve për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit anëtar të BE, kërkoi mbështetjen e PE pasi Shqipëria ta ketë bërë këtë kërkesë, në mënyrë që procesi të jetë sa më i sukseshëm dhe i shpejtë. Përsa i përket procesit të zgjedhjeve të 28 qershorit, Pollo i garantoi delegacionit evropian se qeveria do bëjë të mundur që këto zgjedhje të jenë më të mirat të realizuara deri më sot në vend, dhe të krahasueshme me standartet më të mira në Evropë.