E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austri, burg përjetë për babain moster

Austriaku Josef Fritzl, i cili u përball me akuzat për përdhunim, incest, izolim dhe vrasje, ëshë dënuar me brugim të përjetshëm. Para se te jepej vendimi, 73 vjecari është shprehur se ndihej shumë keq për atë që kishte bere por tashmë s'mund të kthente prapa asgjë. Për këtë ai ka kërkuar thellësisht ndjesë duke thënë se ishte penduar maksimalisht për atë që i kishte berë familjes së tij prej dekadash. Ai është shpallur fajtor për 6 akuza, ndër të cilat vrasjen e njerit prej fëmijeve të tij që erdhën në jetë nga marëdhënia e incesttit me të bijën elizabet, dhe abuzimin seksual të kësaj të fundit për 24 vjet radhazi. Më herët prokuroria kishte kërkuar dënim më burgim të përjetshëm për babain-monstër sic u quajt nga mediat ndëkrombëtare pas ngjarjes që tronditi jo vetëm austrinë por edhe të gjithë botën. Procesi gjygjësor ndaj tij u zhvillua në shën Poelten dhe zgjati 5 ditë. Fritzl gjatë seancës të së enjtes kishte kërkuar faljë dhe tha se ishte penduar thellësisht pasi kishte dëgjuar dëshminë e vajzës së tij, 42 vjecare Elizabeth te cilen e mabjti mbyllur në bodrumin e shtëpisë për 24 vjet. Më në fund ai pranoi gjithashtu edhe akuzën për vrasje të qëllimshme që I referohet njërit prej fëmijeve te tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›