AK: Censusi të shpallet i pavlefshëm

Aleanca “Kuq e Zi” ka reaguar një ditë pas përfundimit zyrtar të censusit duke kërkuar shpalljen sit ë pavlefshëm të tij. Në një konferencë për shtyp përfaqësuesi i aleancës ka kërkuar gjithashtu edhe publikimin në mënyrë transparente të gjitha shpenzimeve të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave.
“Censusi është një farsë e qeverisë së nënshtruar. Qeveria, nuk përmbushi rekomandimet e Bashkimit Europian, por ato të Athinës. Ekzistojnë prova edhe që anketuesit janë urdhëruar të falsifikojnë të dhënat”, thuhet në deklaratën e Aleancës Kuq e Zi.
Sipas “AK”, përveç rritjes fiktive të numrit të minoritetut grek, po realizohet edhe një rritje abuzime e të ardhurave për frymë dhe reduktim fiktiv i papunësisë në vend. "Të gjitha këto bëhen për të përmirësuar në mënyrë të pavërtetë performancën e qeverisë”, thuhet në deklaratë.