Universitetet, shpallen fituesit e fazës së fundit
Shpallen fituesit e fazës së fundit të hyrjes në universitet për këtë vit akademik. Lista me emrat fitues do të shpërndahet në të gjithë universitet nga Agjenisa Kombëtare e Provimeve, ndërsa regjistrimet për këta do të bëhen në datat 1 deri në 4 nëntor 2011. Në këtë fazë kanë përfituar mbi 2800 kandidatë, nga 3604 kuota që ishin në dispozicion. Fituesit duhet ti drejtohen sekretarive mësimore me këto dokumente.
Ata që plotësuan formularin A3 u përfshinë në vendet boshe të mbetur në universitet nga dy fazat e mëparshme të regjistrimeve dhe në këtë mënyrë i jepet fund pranimve për në audiotoret universitare.