E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modeli anglo-sakson, pro dhe kundër idesë së kryeministrit

Universiteti në Shqipëri do të finacohen sipas modelit britanik por kurrikulat do të mbeten sipas kartës së Bolonjës. Akademikët dhe drejtuesit e univeristeve private e publike, nuk në një linjë për financimin e arsimit të lartë. Ideja për të patur një model anglo-sakson në universitete, ishte e kryeministrit Sali Berisha e shprehur publikisht më 18 tetor në konferencën e finacimit.
Kjo nismë është mbështetur nga rekrori Dhori Kule dhe dekani i histori-filologjisë Shezai Rrokaj. Rektori argumenton se kemi nevojë për një reformë financimi britanik por nuk duhet të hiqet karta e Bolonjës.
Edhe për dekanin e histori Filologjisë, aplikimi i këtij modeli britanik nuk krijon përplasje me kartën e Bolonjës.
Është rektori i universteti Mesdhetar i Shqipërisë Anastas Angjeli që jep një tjetër argument. Ai e sheh me pesimizëm dhe me një kosto shumë të lartë aplikimin e modelit britanik në Shqipëri.
Reforma e financimi të universiteve do të nisë më 2013. Por tani, mënyra se si do të bëhet ky refermim është ende i paqartë. Ministria e Arsimit thotë se ka gati grupin e ekspertëve ndërsa kriteret dhe mënyrat se si do të kryhet ky proces është ende e papërcaktuar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›