E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Fakte të reja për votimin e censusit në Kuvend

TIRANE-Aleanca “Kuq e Zi” ka bërë apel sot për heqjen e vetëdeklarimit të kombësisë nga formulari për censusin, duke theksuar se procesi në këtë formë bëhet një rrezik i madh për shkombtarizimin.
Në një forum organizuar sot nga AK me praninë e intelektualëve, historianeve, juristëve, akademikëve dhe qytetarëve, Aleanca “Kuq e Zi” publikoi dosierin me fakte, të dhëna dhe informacione të pakundërshtueshme të rrezikut të shkombtarizimit dhe asimilimit të kombit shqiptar.

AK publikoi edhe listë-prezencën dhe listë-votuesit e Kuvendit të Shqipërisë më 07.07.2011 ora 14:08 minuta të pranishëm në votimin e ligjit të Censusit, në të cilën provohet qartë manipulimi në procesin e votimit të këtij ligji nga parlamenti.

“Zyrtarisht sipas Kuvendit të Shqipërisë në votimin e kryer në formë elektronike kanë votuar 71 deputetë nga të cilët edhe Lefter Maliqi dhe i ndjeri deputeti Gëzim Dibra. Kjo listë-prezencë dhe listë-votimit është tërësisht e falsifikuar, pasi nË publikuam provat e pakundërshtueshme ku dy deputet ndosheshin jashtë vendit, përkatësisht njëri në Itali dhe tjetri në Turqi, këto të faktuara nga biletat e avionit që ne i zotërojmë”- thuhet në deklaratë.

Gjithashtu Aleanca “Kuq e Zi” ka bërë thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila shfuqizoi çdo dispozitë e cila rregullonte ligjërisht ndryshimin e kombësive dhe për rrjedhojë ky konocept duhet të hiqet nga formulari i rregjistrimit të popullsisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›