E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti i ryshfeteve

Instituti i Statistikave ka publikuar një anketë me rreth 5700 qytetarë në të gjithë Shqipërinë, ku është vënë re se rreth 70% e qytetarëve paguajnë për një shërbim në institucionet publike.

"70 % e qytetareve paguajnë ryshfet për një trajtim më të mirë, 9 % për të përshpejtuar procedurën, 9 % për të shmangur pagesën e gjobës dhe 12 % për të finalizuar procedurat, apo për të shprehur mirënjohjen", thanë burime nga INSTAT. Po sipas këtyre të dhënave, 28.3 për qind e qytetarëve shqiptarë nga të gjitha moshat kanë qenë të ekspozuar të paktën një herë në dhënien e ryshfetit.

 Ajo që vihet re është që në 30% të rasteve, qytetarët paguajnë vetë për një shërbim, ndërsa 50% prej tyre thonë se dhënia e parave është thënë indirekt nga zyrtari që kryen shërbimet, ndërsa në 10% të raste, ryshfeti është kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sipas të njëjtin raport, më shumë ryshfet i jepen mjekëve të të gjitha kategorive si dhe policëve në rastin e gjobave ndaj makinave.

“Në 71 për qind të rasteve, qytetarët deklarojnë se për problemet e tyre i japin ryshfet bluzave të bardha dhe policëve, 19.3 për qind e tyre paguajnë ryshfet në zyrat e shtetit, ndërkohë sektori më i korruptuar është ai i shëndetësisë”, thuhet në raportin e Institutit të Statistikave.

Sipas INSTAT për korrupsionin në Shqipëri, vlera mesatare e dhënies së ryshfetit është 43 euro. Në 71% të rasteve qytetarët deklarojnë se japin ryshfet për një problem apo një tjetër në zyrat shtetërore. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-21 16:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›