E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Kabineti Berisha na ka lënë 100 vjet pas

Gazeta Shqip

Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot në një mënyrë krejt të veçantë, ndaj qeverisjes së Sali Berishës duke publikuar fotot e të gjithë kabinetit qeveritar të 1912 dhe ministrave të vitit 2012 me dixhiturën PA(K) Koment. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, deklaroi para qindra vizitorëve të galerisë së hapur se:

“Këto portrete dhe profile ministrash janë 100 vjet pas nga kultura, arsimi, qytetërimi, komunikimi, integriteti, intelekti dhe vetëm shifrat e një shekulli rezultojnë të jemi më pas, sepse këta qeveritar na kanë lënë 100 vite pas ditës së shpalljes së pavarësisë. Shteti shqiptar ka sot ministrat më mediokër, më të pashkolluar, më provincial,më të korruptuar, më amoral të 100 viteve të shtetit. Ne jemi brezi më fatkeq që qeverisemi nga një grup gangsterësh. Aleanca Kuq e Zi fton çdo qytetar që ta krahasojë Ismail Qemalin me Sali Berishën, Myfit Limohovën me Flamur Nokën, Luigj Gurakuqin me Myqerem Tafajin, Petro Pogën me Eduard Halimin, Mehmet Dërralla me Arben Imamin, Mit’hat Frashri me Edmond Panaritin. Sot të gjithë ne jemi krenar që jemi shqiptar, por jemi të turpëruar që pas 100 vjetësh kemi prodhuar këto qenie çnjerëzore që na kanë çuar 100 vjet pas”.

Ndërkaq qindra flamur kuqezi u vunë sot në dritaret e pallateve kryesor në qendër të kryeqytetit në vazhdën e fushatës së Aleancës Kuqezi “Një flamur për çdo dritare”. “Përshëndesim të gjithë qytetarët e kryeqytetit të cilët masivisht kanë refuzuar të vendosin flamurët bardheblu të PD-së që po shpërndahen nga qeveria por me dinjitet po vendosin flamurët kombëtar. Ky është mesazhi më i rëndësishëm që 28 nëndori është dita e pavarësisë së shqiptarëve dhe jo PD-istave. Ata le të vazhdojnë te festojnë me Sali sulltanin”, u shpreh Spahiu duke denoncuar më tej se qeveria ka shpërdoruar paratë e taksapaguesve shqiptarë duke blerë 100.000 flamur bardhëeblu të PD-së.

4 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

AK: Kabineti Berisha na ka lënë 100 vjet pas burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›