Nishani, të hënën takime për datën e zgjedhjeve. Përjashtohet FRD
Presidenti Bujar Nishani nis te hënën konsultimet me partitë politike parlamentare, për caktimin e datës së zgjedhjeve te përgjithshme te vitit 2013.
Takimet do te mbahen me krerët e grupeve kuvendore te çdo force politike: ato do te zhvillohen nga ora 10.00 deri ne orën 15.00, me një distance prej 60 minutash nga njëra tjetra. I pari me te cilin do te takohet kreu i shtetit, do te jete kryetari i grupit parlamentar te PD Astrit Patozi. Ne oren 11.00 biseda do te vijoje me kreun e grupit te PS Gramoz Ruci, e kështu me radhe ne 12.00 me Lefter Koken e LSI, kryetarin e PR Fatmir Mediu, atë te PBDNJ Vangjel Dule, dhe ate të PDIU Shpëtim Idrizi. E vetmja e mbetur jashtë ftesës se presidentit, edhe pse jo parti parlamentare, është Fryma e Re Demokratike. Të kontaktuar nga Vizion Plus drejtues të saj thane se ky është rasti i parë në këto 22 vite që një parti nuk ftohet nga kreu i shtetit, kur ftesa për ta ka ardhur dhe nga departamenti amerikan i shtetit. Në qëndrimin zyrtar që partia e zotit Topi do te kenë ditën e hënë, mësohet se do të shprehet shqetësimi edhe për ftesën e Kreut te shtetit ndaj PDIU e cila mandatet e dy deputeteve te saj, i ka të huazuara nga partitë në të cilat Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri kanë aderuar para se të krijohej PDIU. Është e njëjta situate si FRD me Gazmend Oketen, pavarësisht diferencës që është bërë në këtë rast. Ndërkohë, kreu I shtetit të hënën do të marre mendimet e palëve për të vendosur datën e zgjedhjeve, e cila me shume gjasa do te jene në qershor të 2013. Jo zyrtarisht nga partitë politike preferenca do te jete për 23 qershorin si datë e mbajtjes së zgjedhjeve, por në fund do te jetë kreu I shtetit ai që do te vendose.