E Diel, 1 Nëntor 2026

AK RTSH RTK MTV vegla teqeverise proteste me 18 shkurt

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi denoncon keqperdorimin e Televizioneve Publike ne Tirane Prishtine dhe Shkup per politiken qeveritare dhe jo kombetare dhe paralajmeron per nje proteste qe do te zhvillohet njekohesisht ne te tre kryeqytetet e Shqiperise Maqedonise e Kosoves.

AK ben thirrje qytetareve per tju bashkuar protestes qe do te zhvillohet me 18 shkurt ne te njejten dite dhe ne te njejten ore ne tre qytetet ne fjale. Sipas AK te tre keto institucioni mediatike qe duhet te jene ne sherbim te informimit te qytetareve jane kthyer ne leva te frikshme qeveritare dhe pushtetare qe transformojne gjithcka sipas kerkesave te pushtetit por shpesh here edhe pa kerkesen e pushtetit.

Liria e fjales ne Shqiperi Kosove dhe Maqedoni le shume per te deshiruar. Te gjithe jemi deshmitare te raportit te fundit te Reportereve pa Kufij ku Shqiperia kish lene pas vetem vendet e rajonit e Kosova dhe Maqedonia gjithashtu.- nenvizon AK.

Aleanca KuqeZi denoncon frymen antikombetare dhe antishqiptare qe keto tre televizione publike ne Tirane Prishtine dhe Shkup transmetojne cdo dite ne ekranin e taksapaguesve te tyre.

As ne RTSH RTK apo MTV nuk shikon me asnje dokumentar asnje emsion asnje trajtim te ceshtjes kombetare. Keto televizione jane kthyer ne ushtare te bindur te qeverive ne pushtet duke keqperdorur parate e taksapaguesve te tyre si dhe duke dizinformuar palimit deri ne cmenduri informacionin qe i percojne publikut te tyre.- thote AK duke i bere thirrje qeverise shqiptare asaj kosovare dhe maqedonase qe te heqin dore nga perdorimi tendencioz dhe dashakeqes i televizioneve publike dhe tia kthejne keto media qytetareve te tyre.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›