E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma ne policingrihen grupet e punes

TIRANE- Problemet e shumta me te cilat perballet policia e shtetit kane detyruar drejtuesit e saj qe ne bashkepunim me sindikatat dhe specialistet perkates te analizojne ndryshimet e mundshme. Nje tjeter reforme pritet te preke policine e shtetit. Kete radhe nuk behet fjale per largim nga detyra te punonjesve te policise te rolit baze por per shtimin e tyre. Eumlshte menduar qe te behet nje levizje e cila do te shtonte forcat e policise dhe do te pakesonte te punesuarit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise. Por per te arritur deri ketu kryetari i sindikates se policise Sadetin Fishta shprehet se duhet shume pune madje kerkohet ndryshimi i ligjit per policine e shtetit. Pikerisht ne kete pike po punohet thote Fishta. Ai shprehet se jane ngritur grupet e punes te cilat do te studiojne te gjithe mundesise si dhe legjislacionin perkates. Pasi te jete perfunduar faza e pare e punes do te vijohet me tej me propozimin per ndryshimin e ligjit. Fishta u shpreh se eshte menduar qe numri i punonjsve te policise te rolit baze te shtohet deri ne 1000. Por ky numer do te pakesohet ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise. Eumlshte propozuar qe per nje numer te punesuarish ne drejtori te kete ulje ne grade por jo te pages. Ne kete menyre do te mund te shtohet numri i policise ne baze me qellim permiresimin e strukturave ne terren. Nje tjeter propozim i bere nga sindikata e policise eshte edhe ulja e numrit te qarqeve. Nga 12 qarqe qe jane aktualisht eshte menduar qe te arrihet ne 5. Ndersa nga 7 drejtori rajonale te kufirit duhet te behen 3 drejtori rajonale. Por te gjitha keto jane projekte te cilat po studiohen. Vetem pasi te kete mbaruar puna me grupet e ngritura do te mund te diskutohen dhe te behen realitet.
RIKTHIMI NE PUNE
Policia e shtetit perballet edhe me nje tjeter fenomen i cili lidhet me rikthimet ne pune. Aktualisht ne zyrat e sindikates se policise kane mberritur tre vendime gjyqesore te fituara nga punonjesit e pushuar nga detyra. Sipas kryetarit te sindikates Sadetin Fishta keto vendime jane te detyrushme te zbatohen nga strukturat e policise se shtetit. Jane duke u bere te gjitha perpjekjet per te rikthyer ne pune keta punonjes te cilet jane pushuar padrejtesisht nga detyra. Te pushuarit ne kete rast nuk jane punonjes te rolit baze por ata me grade ne policine e shtetit- tha Fishta. Sa per levizjet e strukturave te rolit baze Fishta u shpreh se ato jane te shpeshta.
TE LIRUARIT
Aktualisht policia e shtetit po perballet me pakenaqesite e shumta te strukturave te ndryshme te liruara nga detyra. Qe nga viti 2009 deri ne fund te vitit 2011 nga policia jane liruar 2900 punonjes. Sipas sadetin Fishtes ky numer i larte te larguarish nga policia e shtetit kane dale ne pension te parakohshem. Fishta shprehet se problemi dhe konflikti me strukturat e larta te policise qendron pikerisht ketu. Te liruarit nga detyra dhe nxjerre ne pension te parakohshem aktualisht paguhen me nje page fare minimale. Fishta shprehet se ky konflikt eshte duke u diskutuar pavaresisht se deri tani nuk ka nje finale. Nderkohe sot pritet te diskutohet ne drejtorine e policise se shtetit buxheti i dhene nga qeveria per vitin 2012. Pjesmarres ne diskutim do te jene edhe perfaqqesues nga sindikata e policise te cilat jane te interesuar per shperndarjen e parave.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›