Paketa ekonomike Invalidet kunder ligjit te ri
TIRANE- Personat me aftesi te kufizuar jane per perforcim te kritereve te atyre qe do te marrin statusin e paaftesise por jo per shkurtim te perfitimeve ekonomike qe ata marrin. Pikerisht per kete arsye ata kane kundershtuar edhe nismen e re te qeverise per vendosjen e kritereve specifike per disa sherbime ekonomike qe ata marrin. Ata kane kercenuar se nese nuk gjendet nje zgjidhje per kerkesat e tyre personat me aftesi te kufizuar do te nisin protestat duke filluar nga Tirana. Deklarata eshte bere nga kreu i Keshillit Kombetar te personave qe nuk shikojne Sinan Tafaj. Nese deri me sot transportin e kemi pasur falas ne nivel urban per vete dhe per shoqeruesin dhe ne nivelin interurban gjysme falas nese per energjine elektrike ne kemi paguar 20 te fatures apo te telefoni kemi pasur nje kufi deri ne 2 mije impulse apo 2 mije leke te reja tani kjo kerkohet te behet nepermjet nje shume qe do te percaktohet nga qeveria me kritere procedura etj. Ne do te kerkojme nje zgjidhje kompromisi. Sigurisht qe ne jemi per nje reforme qe do te kete ne baze moscenimin e te drejtave- ka thene Tafaj. Keto deklarata u bene gjate prezantimit te fazes permbyllese te projektit me te fundit per personat e verber te mbeshtetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Ne saj te tij ne kater qendra komunitare ne Tirane Vlore Elbasan dhe Shkoder u ngriten kater qendra komunitare qe ofruan ndihme per keta persona ne informacion keshillim psiko-social si dhe argetim.
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com