E Diel, 1 Nëntor 2026

AK Shqiperia drejtohet nga partia shtet

U rrezua diktatura Qendrimi

Aleanca Kuq e Zi e cila se shpejti pritet te kthehet ne nje parti politike nepermjet nje deklarate per shtyp thekson se 21 vite pas renies se komunizmit Shqiperia drejtohet nga nje parti shtet dhe vijon te jete larg Europes. Levizja e drejtuar nga ish-nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu thekson ne deklaraten e saj se pas dy dekadash demokraci ne vend vijon ende urrejtja politike. 21 vjet me pare vendit iu premtua Europa nderkohe qe sot Shqiperia ndodhet nen sistemin e partise-shtet duke e lene vendin jashte familjes europiane si ne kohen e Enverit theksohet ne deklaraten e Aleances. Nisur nga keto qendrime Aleanca Kuq e Zi thekson se ende ne vend mbetet aktuale thirrja E duam Shqiperine si e gjithe Europa. Ne kete kuader aleanca theksoi se klasa politike ne vend duhet te zevendesohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›