E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj Kulti i individit ende nuk eshte rrezuar

U rrezua diktatura

Ish-deputeti dhe anetari i kryesise se PD-se Aleksander Biberaj ne 21-vjetorin e rrezimit te bustit te diktatorit thekson se ndonese ketij akti te ndodhur dy dekada me pare Shqiperia ende vijon te drejtohet nga ish-komuniste dogmatike dhe ish-bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit. Sipas tij pavaresisht nderrimit te emrit te liderit Shqiperia drejtohet me mentalitet dhe psikologji komuniste. Ne nje interviste per Shqip Biberaj thekson se ndonese regjimi komunist ka me shume se 20 vjet qe ka rene ne Shqiperi disa shtresa te cilat kane qene te perndjekur nga ai sistem vijojne ende te jene te tilla. Biberaj thekson se me karakteristikat qe shfaq lidershipi ne vend ngjan ne menyre identike me ate te ish-republikave te Bashkimit Sovjetik. Ne kete kuader Biberaj thekson se te perndjekurit politike vijojne te mbeten te tille nisur edhe nga vonesat ne procesin e dhenies se demshperblimit dhe mosintegrimit ne administraten shteterore. Po keshtu demokrati Biberaj thekson se e njejta situate eshte edhe per ish-pronaret ne kuader te faktit se dhe per ta demshperblemi i plote ende mbetet nje proces i larget. Biberaj i cili pritet se shpejti te jete pjese e nje formacioni te ri te se djathtes ne vend thekson se zgjidhja e kesaj situate mund te vinte vetem nga rotacioni i elitave politike ne vend. Po keshtu sipas ish-deputetit te PD-se rendesi te madhe ne kete proces kishte edhe ndryshimi i modeleve qeverisese nga ai tipik marksist me te cilen po drejtohet qeveria ne nje model anglosakson qe funksionin sot ne vendet me demokratike te botes.

Z.Biberaj si e shikoni politiken shqiptare dhe kultin e individit ne politike 21 vjet pas rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha ne Tirane

20 shkurti i vitit 1991 nga njera ane perfaqeson natyrisht nje date simbol ne luften kunder komunizmit dhe simboleve te tij por nga ana tjeter sot pas 21 vitesh kjo date sherben edhe si nje moment reflektimi per te pare se sa jemi larguar nga modeli politik i Enver Hoxhes per te pare se sa demokratik eshte modeli i sotshem politik. Natyrisht qe nje analize dhe pergjigje analitike kerkon kohe dhe hapesire por ajo qe vihet re sot lehte nga cdo shqiptar eshte se modeli i sotshem i lidershipit politik shqiptar fatkeqesisht mbetet nje kopje e deformuar e modelit te Enver Hoxhes natyrisht ne kushte dhe rrethana te tjera. Kulti i individit eshte prezent ne lidershipin politik shqiptar i shoqeruar me frymen e autoritarizmit me modelin e partise shtet me mungesen e shtetit ligjor me mungesen e votes se lire me mungesen e konkurrences me pranine e nje mentaliteti dhe psikologjie tipike komuniste gje qe ka sjelle edhe pranine e lidereve politike te perjetshem karakteristike kjo e vendeve jo demokratike tipike kjo per ish-republikat e Bashkimit Sovjetik. Pra me 20 shkurt 1991 ne permbysem statujen e Enver Hoxhes por jo modelin e Enver Hoxhes permbysem simbolet e komunizmit por jo mentalitetin dhe psikologjine komuniste. Fatkeqesisht sot Shqiperia edhe pas 21 vitesh nga rrezimi i statujes se Enver Hoxhes drejtohet nga hijet e Enver Hoxhes nga ish-komuniste dogmatike nga ish-bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit dhe pinjolle te regjimit komunist. Te persekutuarit te persekutuar mbeten ish-pronaret ish-pronare mbeten.

Cila do te ishte zgjidhja per te pasur sot nje politike me lider te pergjegjshem dhe europian

Zgjidhja natyrisht vjen nga rrotacioni i elitave politike me qellim zevendesimin e kesaj elite politike qe vjen si reminishence e komunizmit me nje elite te re politike zevendesimi i elites aktuale model lindor me nje elite politike model perendimor zevendesimi i shkolles aktuale politike te tipit marksist me shkollen politike demokratike te modelit anglosakson.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›