Rajmonda Bulku sulmon presidentin Topi: Rrëmbeu pronën e vet si ish-kooperativist! Është gënjeshtar
Partia Demokratike ka sulmuar sot ashpër presidentin Bamir Topi. Në një komunikim me median ditën e sotme, deputetja e Partisë Demokratike Rajmonda Bulku tha se shtypi i shkruar ka denoncuar si gënjeshtar Presidentin e Republikës për të ashtuquajturën ftesë të munguar në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Shtypi i shkruar e zbuloi gënjeshtrën e fundme Presidenciale kur ajo i ra mbi kokë; shqiptarët e kanë kapur Presidentin në gënjeshtër prej kohësh. E kanë kapur në gënjeshtër Bamir Topin kur përgjërohej për interesat e pronarëve të ligjshëm që tokat ua kishte rrëmbyer kooperativa, por tokën e vet e rrëmbente si ish-kooperativist. E kanë kapur në gënjeshtër kur betohej për të përndjekurit e regjimit komunist, por ligjin e lustracionit nuk e linte të hynte në fuqi, kur u shpallte atyre besnikëri dhe dekoronte persekutorët. E kanë kapur në gënjeshtër kur hiqej si demokrat, por aleancat i bënte me kundërshtarët e tyre. E kane kapur në gënjeshtër kur deklaronte se nuk voton majtas, por votën ia falte PS dhe Edi Ramës, u shpreh Bulku.