AK Shteti shqiptar rrezikon falimentimin

Aleanca “Kuq e Zi” përshëndet raportin e Bankës Botëtore dhe jep alarmin e rrezikut të falimentimit të shtetit shqiptar për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik, rrezik i cili sipas “AK” rritet edhe më shumë për shkak të shifrave jo reale që paraqet qeveria nëpërmjet Institutit të Statistikave.
Në një deklaratë për mediat, Aleanca “Kuq e Zi” i bën me dije mbarë opinionit publik se qeveria po shkon drejt shkeljes së ligjit për nivelin e borxhit publik, i cili është i miratuar nga Parlamenti Shqiptar.
Ky ligj përcakton qartë se niveli i borxhit publik nuk duhet të kapërcejë nivelin e 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që sipas raporit të Bankes Botëtore, sot Shqipëria është në nivelin e 59,6%.
Gjithashtu, “Aleanca Kuq e Zi” shpreh shqetësimin për mos respektimin e rekomandimeve të Fondit Monetar Nderkombëtar, i cili i sugjeroi qeverisë në qershor të këtij viti që të mbante nivelin e borxhit publik nën 60%, madje direktiva ishte për ta ulur deri në 50%.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Pakti mirëpritet në Bruksel
Brukseli ka përshëndetur paktin mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë. Zëdhënësi i komisionerit Shefan Fyle, Peter Stano, tha për Top Channel tha se "ky është një zhvillim inkurajues të cilin ne e mirepresim". Garë për Avokatin e Popullit
Duke e patur fokusin tek fakti se Partia Socialiste do të kërkojë t'i kthejë legjitimitetin institucioneve të vendit, lideri i opozitës Rama bëri një propozim risi përsa i perket depolitizimit të tyre, të paktën në këtë faqe fillestare. Çfarë sistemi zgjedhor i duhet Shqipërisë?
Endri Xhafo - Ndërkohë që Konferenca e Kryetarëve miratoi ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, Kryeministri Berisha dhe përfaqësues të tjerë të mazhorancës e kanë bërë të qartë se vullneti i demokratëve është për një reformë zgjedhore, bazuar në rekomandimet e ODIHR-it. Topi përshëndet rivendosjen e dialogut
Presidenti i Republikës Bamir Topi përshëndeti rivendosjen e dialogut politik dhe institucional në Parlament midis mazhorancës dhe opozitës. Korcë, Pedhiosis, konsulli i ri grek
Konsulli i ri në konsullatën greke të Korçës do të jetë ish-punonjësi i Ministrisë së Jashtme helene, Jani Pedhiosis.
Lajmet kryesore
Pakti mirëpritet në Bruksel
Stano: Po monitorojmë cdo zhvillim...edhe procesin e Metës
Kriset pakti politik
BB: Kujdes borxhin
Ajri në Tiranë, i ndotur