E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutohet misioni i NATO-s ne Afganistan


Shoqata e Traktatit të Atlantikut e ka zhvendosur për herë të parë në Shqipëri, Asamblene e Përgjithshme të përvitshme te saj. Takimi treditor është fokusuar kryesisht në cështjet themelore të NATO-s dhe të sigurisë rajonale e ndërkombetare.

Afganistani padyshim qe ishte referenca kryesore per te gjitha debatet dhe diskutimet. Per te ardhmen e koalicionit nderkombetar ne Afganistan ka referuar edhe ministri i Mbrojtjes Imami.

"Shqipëria, jo vetëm është krenare për qënien si pjesë e Aleancës, por edhe si pjesëmarrëse në mbrojtjen dhe mbështetjen e sigurisë rajonale. Trajnuesit tanë janë përfshirë në misione te ndryshme në Afganistan për të krijuar kapacitetet e forcave të sigurisë evropiane. Kemi atje një kolonel, që është anëtar i ekipt të përbashkët të 22 oficerëve dhe nënoficerëve, që bashkëpunojnë me Gardën Kombëtare të Neë Jersey-t. Gjatë vitit të ardhshëm do të kemi një ekip mjekësor si kontribut jo thjesht ushtarak që synon stabilitetin duke krijuar kapacitet policore dhe ato ushtarake", tha Imami.

Ne pikat e tjera qe do te referohen ne kete Asamble pervec perspektives se partnershipit ne Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, nje vend ne debat do te zere edhe ajo qe shqeteson me teper shoqerine moderne, kercenimet kibernetike.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Pakti mirëpritet në Bruksel
Stano: Po monitorojmë cdo zhvillim...edhe procesin e Metës
Topi përshëndet rivendosjen e dialogut
Kriset pakti politik
BB: Kujdes borxhin
Ajri në Tiranë, i ndotur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›