AK, Spahiu: Në 23 vite u qeverisëm nga një grusht horrash
TIRANE- AK ka zhvilluar sot Kongresin e dytë kombëtar, gjatë të cilit kreu i kësaj force, Kreshnik Spahiu ka akuzuar dy forcat kryesore PD dhe PS.
Sipas tij, “Aleanca KuqeZi sot përfaqëson një ideal që nuk mund të vdesë, se ky është amaneti iluminist i rilindasve tanë të mrekullueshëm dhe jo të rilidhjes së tradhëtarëve. Ky është amaneti i miliona shqipëtarëve për ta parë Shqipërinë të bashkuar dhe të begatë. 23 vite jemi qeverisur majtas dhe djathtas dhe përfundimi një grusht horrash që pasurohen dhe shesin shiprtin e tyre vetëm për para. Ata horra shesin gjithcka nga vendi por blejnë vetëm dicka, votën e shqiptarëve. Tentojnë të na blejnë të ardhmen tonë. Shitën ujrat e Shqipërisë, pyjet, minierat, bregdetin, thesarin dhe varrezat duke tundur kockat e të parve dhe skanë turp të na dalin përpara si hijena. 23 vite gënjejnë, vrasin, bëjnë zullume dhe sërish dalin në tribuna dhe kërkojnë votën”, tha ai.
Ai akuzoi më tej PD e PS për mungesën e një programi të qartë. “Dy partitë kryesore PD dhe PS nuk kanë një program të shkruar. Sot demokratët dhe socialistët nuk disponojnë një broshurë programi elektoral apo qeverisës”.
Akuzave të Spahiut nuk i shpëtuan sa kryeministri Berisha e lideri i PS-së Rama.
“Turp për ju të dy që u premtuat shqiptarëve një sistem zgjedhor ndyshe dhe respektimin e votës së lirë por ju sërish votat i numëroni të dy për tju mponuar një populli që ju urren të keqen më të vogël. Turp për mjekun Berisha i cili nga një mjek u shndërrua në një katik dhe e rrënoi sistemin shëndetsor si më të korruptuarin dhe rrënuarin në Shqipëri. Turp për piktorin Edi Rama që në 20 vite karrierë nuk mbrojti kalatë, kështjellat, monumentet dhe vlerat kombëtare të kombit, por të vetmet suksese janë pallatet me shigjeta të lyera me jeshile dhe lejla. Turp për shtetasin Berisha që ka 23 vite vjedh votat e shqiptarëve. Turp për Edi Ramën që pa ardh në pushtet ka pushtuar mediat shqiptare dhe censuron dhe mbyll ekranet për fjalën e lirë dhe patriotët kuqezi”, tha ai ndër të tjera.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: AK, Spahiu: Në 23 vite u qeverisëm nga një grusht horrash