E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, Imami me biznesin fason: Ulëm taksat, rritëm punësimi

ELBASAN- Kryetari i Grupit të Punës së Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, z. Arben Imami, ka zhvilluar një takim me biznesin fason, në të cilën janë të punësuar rreth 100 gra dhe vajza.

Ne kemi bërë përpjekje të mëdha gjithë këto vite për ta lehtësuar punën. Ne kemi ndihmuar me taksa të ulëta dhe të sheshta, në mënyrë që biznesi të nxitet për të investuar dhe riinvestuar sepse duke pasur taksa të ulëta, fitimin e tij ai ka mundësi ta riinvestojë.

Imami theksoi se është krijuar infrastruktura e përshtatshme ligjore për transparencë, për ulje të korrupsionit, nëpërmjet pagesës në zyrën e drejtuesit të biznesit dhe jo nëpër zyrat e taksave dhe tatime, apo zyrave të tjera të shtetit.

“Sigurisht që me pagesat e taksave mbahet shteti, shtohen rrugët, hapen spitale, shkolla, paguhen mësuesit, mjekët, policët etj. Ulja e taksave dhe heqja e tyre, theksoi Imami, ka qenë një tjetër hap i madh i qeverisë demokratike që ndihmoi në rritjen e punësimit. Kemi marrë një vendim që pagat që janë nën 30 mijë lek, të mos taksohen. Në këtë mënyrë mundësia e biznesit për ta rritur punësimin është më i madh. Ashtu siç kemi marrë një masë që për të rinjtë dhe të rejat nga mosha 16-30 vjec të cilët punojnë në tre vitet e para të punës së tyre nuk do të kenë taksim".

Punësimi, sipas Imamit është prioriteti i qeverisë dhe Partisë Demokratike për 4 vjeçarin e ardhshëm.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›