Rikthehet konflikti për pronën te ‘Margarita Tutulani’, banorët ‘përleshen’ me punëtorët
TIRANË- Rikthehet konflikti për pronën në objektin 3 katësh në rrugën "Margarita Tutulani" në Tiranë. 14 familjet, të cilat përmabrimi i ka nxjerrë nga banesat e tyre janë konfliktuar me rreth 14 punëtorë, të cilët kanë nisur prishjen e objektit ku ata kanë banuar prej vitesh.
Banorët pasi kanë dëgjuar zhurmat rreth orës 04:30 të mëngjesit janë konfliktuar me punëtorët në këtë objekt, ndërsa policia pezulloi prishjen e objektit.
Sakaq banorët kanë reaguar për prishjen e banesave të tyre duke deklaruar se nuk dalin gjallë nga këto banesa.
“Dëgjuam zhurmat, u ngritëm menjëherë, pamë që këtu kishin hyrë punëtorë të marrë nga rruga. Në orën 04:50 të mëngjesit si edhe herën e parë, u detyruam i përzumë përjashta. Menjëherë erdhi edhe policia e rendit, na thanë qetësohuni se do rregullohet cdo gjë, prishja u pezullua. Ata na kanë çarë nga duart me gurë, na kanë bërë copa. Po ne këtu pa vdekur që të gjithë nuk kemi për të dalë”, thotë një banore.
Ndërsa një tjetër shprehet: “Neve nuk kemi hyrë sot, kemi 70 vjet këtu. Më kapën dy veta dhe më rrëzuan poshtë”.
“Ne kemi shkuar edhe në Prokurori dhe me aq sa jemi në dijeni ne ëktu për këtë pronë ka falsifikime. Këtu po vidhet prona drejtpërdrejt, në ditën me diell”, tha një tjetër banor.
Avokati i banorëve deklaron se ende nuk dihet kush i komandon këta punëtorë, ndërsa po ashtu e paqartë është nëse ka mandat ruajtje për këtë objekt, apo ka mandat për keqbërësit.
“Akoma nuk e dimë se kush e komandon, e dyta ruhen shkatërruesit që të mos konfliktohen ose që të mos ikin nga godina dhe të vazhdojnë punën të qetë”, shtoi ai.
Banorët më herët kanë zhvilluar edhe një grevë disa ditëshe pranë shkolles ‘Petro Nini Luarsi’ kundër daljes nga banesat e tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rikthehet konflikti për pronën te ‘Margarita Tutulani’, banorët ‘përleshen’ me punëtorët