E Diel, 1 Nëntor 2026

AK, Spahiu: Rama bleu 30 mijë euro 'sondazhin' që nxjerr fitues opozitën

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi dorëzoi sot në Prokurori, dosjen e radhës ku denoncoi aferën korruptive, të Institutin Italian “Piepoli’, për sondazhin parazgjedhor, që nxjerr fitues , koalcionin e majtë, “Aleanca për Shqipërinë Evropiane'.

Në një dalje për mediat, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu denoncoi kreun e opozitës Edi Rama se ka paguar 30 mijë euro Institutin Italian “Piepoli’, për një sondazh që sipas tij nuk është kryer kurrë. 

“AK si një nga forcat më institucionale dhe serioze, kemi paraqitur dosjen për t’ia paraqitur Prokurorisë . Kreu i PS-së Edi Rama ka paguar 30 mijë euro Institutin Italian ‘Piepoli’ për të përgatitur një sondazh që nuk është kryer kurrë dhe nxjerr fituese opozitën. Jam këtu për t’ju deklaruar para jush se sondazhi i djeshëm ka qenë i paguar, i fallcifikuar dhe jo i kryer me telefonata. Nuk është bërë asnjë telefonatë nga Italia në Shqipëri”, deklaroi Spahiu. 

Kreu i kuqezinjve deklaroi se PD dhe PS do të zhgënjehen nga rezultati i AK-së në zgjedhjet e 23 qershorit duke deklaruar se asnjë nuk do të guxojë që të përcaktojë zgjedhjet në tavolinë. 

“Do zhgënjehen me rezultatin e kuqezinjve. Të jeni të bindur se këtij manipulimi nuk mund ta lejojmë që ata mund të vijnë këtu dhe deri në ditën e zgjedhjeve të përcaktojë rezultatin në tavolinë. Pa ardhur ende në pushtet mendoje të mashtrojnë mediat dhe gazetaret. AK është përcaktuese, ajo do jetë vota e shqiptarëve dhe ato nuk do mund të manipulojmë me 1 apo 2 largime”, theksoi Spahiu. 

Spahiu komentoi edhe listat e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste duke kritikuar mungesën e përfaqësimit të grave dhe kandidimin e Ramës në Vlorë.

“Rama hapi kraun dhe shkoi në Vlorë. Ne do ta sfidojmë kryeministrin këtu ku qeverisi 23 vite. Ne e kemi betejën me një njeri, kuq e zi përballë një faqezi. Shqiptarët duhet të zgjedhin të votojnë kuq e zinjtë apo faqezinjtë. Shikoni listën e PD, ka shmangur cdo femër. Kjo është jesh e biznesit politik, ku mafiozët i mbajtën për ministrat. Kanë këmbyer emrat e politikanëve për gjobat që vendosën në KQZ. Ata janë aleancë e ‘Gërdecit’. Ato ndryshuan Kushtetutën e Shqipërisë dy javë pasi ndodhi ‘Gërdeci’. Këta janë aleanca e ‘21 Janarit’, tha Spahiu.

Spahiu duke komentuar edhe largimet nga AK, kërkoi nga kuqezinjtë që janë në mëdyshje të largohet nga partia, teksa bëri thirrje që shqiptarët të votojnë alternativën e AK-së për një Shqipëri pa Ramën dhe Berishën.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›