E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditet futbolli spanjoll, presidenti i La Korunjës: La Liga trukohet!

SPANJE- Një rrufe në qiellin e pastër deklarata e presidentit Lendoiro të Deportivo La Korunjës, i cili pohon se kampionati spanjoll është i trukuar dhe jo vetëm për këtë sezon. Ai shprehet se vetë asnjëherë nuk ka pranuar të jetë pjesë e makinacioneve. Si shembull të këtij sezoni e mori takimin në fushën e Levantes, ku ekipi i tij fitoi çuditërisht 4-0. Kështu, Spanja tronditet nga një akuzë e drejtpërdrejtë, që vjen nga një njeri jo pak i rëndësishëm i futbollit të gadishullit iberik. Presidenti i Deportivo la Corunas, Augusto Cesar Lendoiro shpërthen, duke deklaruar se La Liga është një kampionat ku ndeshjet trukohen shpesh herë. 

“Më duhet të them se dikush duhet të reagojë ndaj kësaj situate, sepse gjatë viteve të fundit po humbasim besueshmërinë. Pothuajse të gjitha ndeshjet e fundit të sezonit trukohen, në një mënyrë ose në një tjetër dhe këtë e tregojnë rezultatet vërtet të çuditshme. Ka ardhur momenti i së vërtetës”, - ka deklaruar “bosi” i La Korunjës, i cili thotë Spanja duhet të përballet me një situatë të tillë, ashtu siç kanë vepruar edhe vende të tjera në Europë.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›