Arrestohet për korrupsion oficeri i policisë gjyqësore në Berat
TIRANË- Policia e Shtetit bën me dije se ka arrestuar sot një oficer të policisë Gjyqësore.
Sipas policisë ky i fundit ka përfunduar në pranga pas akuzës për korrupsion. Shtetasi Enton Softa 36-vjec është oficeri i policisë gjyqësore në drejtorinë e Policisë së Beratit.
Mësohet se ky i fundit i ka kërkuar një shtetasi shumën prej 800 mijë lekësh të reja me qëllim që të ndikonte për të ndryshuar masën e arrestit ndaj djalit të këtij të fundit. Djali i këtij shtetasi ishte dënuar me arrest me burg për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.
Mësohet se arrestimi i oficerit Softa u bë i mundur pas një hetimi 4 mujor nga strukturat e krimit financiar, Task Forca dhe policisë së Shtetit. Ndërkohë mësohet se ndaj tij është dhënë masa arrest me burg. Ndërkaq policia vijon hetimet për të tjerë persona të përfshirë, si dhe për raste të tjera ku Softa mund të ketë abuzuar me detyrën.
(m.a/BalkanWeb)
Pritet që Policia e Shtetit të japë detaje rreth arrestimit, gjatë një deklarate për shtyp.