AK, Spahiu: Vazhdim ëndrrës së Ismail Qemalit
VLORË- Aleanca Kuq e Zi ka nisur tubimin masiv në sheshin e Flamurit në Vlorë, në përkujtim të festave të nëntorit.
“Duhet te vazhdojme endrren e Ismail Qemalit”- ka deklaruar kreu i saj, Kreshnik Spahiu gjate fjales se mbajtur me kete rast.
Aktivitetet e planifikuara do të shënojnë kulmin e tyre ditën e hënë, që përkon me ditën e 99 vjetorit të Pavarësisë.
Aleanca Kuqezi është organizuar për të mbledhur mijëra shqiptarë. Qëllimi i kësaj feste është unifikimi i vlerave kombëtare dhe ngjyrave kuqezi, thanë përfaqësues të AK, duke shtuar se festat janë të shqiptarëve dhe jo të politikës, e në këto raste të gjithë duhet të jenë të bashkuar.