E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, digjet shtëpia, shpëton e moshuara

 Një shtëpi është djegur tërësisht në lagjen Salo Halili, në Shkodër.

Banesa e 90-vjeçares Qamile Rexha është shkrumbuar nga flakët, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Kanë qenë pikërisht banorët e lagjes, të cilët kanë mundur të nxjerrin jashtë të moshuarën dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen.

Ndërhyrja e kësaj të fundit nuk ka mundur të shpëtojë banesën e gruas së moshuar, por është parandaluar përhapja e flakëve në shtëpitë pranë saj.

Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›