E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK Sulmi ndaj TCH ogur i zi

Aleanca Kuqezi ka mbledhur paraditen e së shtunës strukturat e degës së Tiranës, në prag të mbajtjes së kongresit të saj.

Eksponentët e Aleancës Kuqezi kanë dënuar sulmet që kryeministri Sali Berisha po u bën mediave që nuk ndjekin linjën editoriale të tij, në veçanti Top Channel.

“Qeveria po ushtron një presion të madh mbi median. Berishës po i rikthehen simptomat e vitit 1996. Kryeministri po ushtron dhunë verbale dhe fizike mbi kundërshtarët”, kanë deklaruar drejtuesit e AK.

Sipas tyre, këto veprime të shefit të qeverisë janë shenja të qarta paniku Qeveria po ushtron një presion të madh mbi median. Berishës po i rikthehen simptomat e vitit 1996. Sulmi ndaj "Top Media" është një ogur i zi në prag të zgjedhjeve

Aleanca Kuqezi
në prag të zgjedhjeve dhe përballë protestave që do të ndërmarrin në prill aktivistët kuqezinj.

“Sulmi ndaj "Top Media" është një ogur i zi në prag të zgjedhjeve. Kjo tregon se kryeministri në panik. Më 7 prill orteku i kuqezinjve do të jetë përballë bunkerit të zi të shtetasit Berisha”, kanë shtuar drejtuesit e AK.

Një ditë më parë ishte Partia Socialiste, që përmes kryetares së komisionit të medias, Valentina Leskaj dënoi presionet politike ndaj Top Channel dhe urdhërin e gjykatës për të mbyllur studiot e ndodhura në ekspozitën “Shqipëria Sot”.

“Me sulmin ndaj Top-Channel, Berisha po mbyll karrierën e tij politike, duke mbytur zërin e medias së lirë”, deklaroi nga Selia Rozë, deputetja Leskaj. 

Sulmi ndaj Top Channel
PS dënon “sulmet mafioze” mbi “TCH”
“Qeveria, dhunë ndaj Top Channel”
Topi: Zgjedhjet në rrezik

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›