E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femija i zhdukur gjenden provat ne Sharre

Mëngjesin e të shtunës kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 11-vjeçarit Julian Çela, i cili u rrëmbye dhe u vra nga pedofili Ardian Prrenjasi më 30 nëntor të vitit 2012.

Rreth orës 09:30 të mëngjesit të së shtunës në landfillin e Sharrës kanë mbërritur forcat xheniere, të cilat kanë nisur gërmimet në vendet e piketuara nga pedofili Prrenjasi, si vende ku ai kujtonte se kishte parë për herë të fundit trupin e 11-vjeçarit të hedhur prej tij në mbeturina.

Pas ditësh të tëra kërkime pa rezultat këtë të shtunë është gjetur një batanije në ngjyrë të kuqërremtë e me mbetje kockore, e ngjashme me atë që pedofili Zhdukja e fëmijësVijojnë kërkimet në SharrëNdërpriten kërkimet në SharrëBerisha: Dënimi me vdekje nuk rikthehet Ardian Prrenjasi ka deklaruar se ka mbështjellë trupin e 11-vjeçarit Julian Çela pasi e ka vrarë.

Ajo është konsideruar si provë e rëndësishme materiale dhe është marrë nga ekspertët për t’u ekzaminuar hollësisht, megjithëse koha e gjatë që ka kaluar që nga dita kur Prrenjasi pretendon se ka hedhur në Sharrë trupin e pajetë të 11-vjeçarit e bën të vështirë hetimin. Ndërkohë forcat xheniere po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të të miturit, Julian Çela.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›