AK: Thirrjet e tifozëve maqedonas, provokim kombëtar
Aleanca Kuq e Zi reagon me anë të një deklarate ndaj thirrjeve antishqiptare një ditë më parë në ndeshjen miqësore Maqedoni-Shqipëri. Duke i cilësuar thirrjet në stadiumin e Prilepit si provokim kombëtar, AK shprehet se ato shprehin qartë primitivizmin e nacionalizmit maqedonas.
Nacionalizmi maqedonas është primitiv dhe i dhunshëm. Nuk lejojmë të poshtërohen simbolet tona. Shqipëria është kombi më i qytetëruar në rajon dhe ne jemi krenarë që jemi shqiptarë, thuhet në deklaratën e AK.
AK i kërkon qeverisë maqedonase të distancohet nga ky rast racizmi ndaj shqiptarëve dhe të ndëshkojë personat përgjegjës.
Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare dhe asaj maqedonase, e zhvilluar një ditë më parë në Prilep të Maqedonisë, u shoqërua me thirrje antishqiptare nga ana e tifozëve maqedonas.