Thirrjet raciste në Maqedoni, AK: Provokim kombëtar, të distancohet Shkupi
Aleanca Kuqezi me anë të një deklarate për mediat i ka kërkuar qeverisë së Maqedonisë të distancohet nga thirrjet raciste të tifozëve maqedonas në ndeshjen miqësore Maqedoni-Shqipëri, që u luajt dje në stadiumin Goce Dellcev në Prilep.
Gjatë ndeshjes disa nga tifozët maqedonas kanë lëshuar thirrje raciste nda shqiptarëve si: Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë apo dhoma gazi për Shqiptarët.
AK duke e cilësuar nacionalizmin maqedonas si primitiv tha se këto thirrje janë provokim kombëtar ku i bën thirrje Shkupit zyrtar të distancohet nga ky incident.
Nacionalizmi maqedonas është primitive dhe i dhunshëm. Nuk lejojmë të poshtërohet simbolet tona. Shqipëria është kombi më i qytetëruar në rajon dhe ne jemi krenar që jemi shqiptar, thuhet në qëndrimin e AK-së.