E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, sot pritet formimi i qeverisë së re

Sot pritet të formohet qeveria e re italiane. Kryeministri Mario Monti, i cili është ngarkuar për formimin e saj, pritet të paraqesë listën me emrat e ministrave sot rreth orës 11:00. Betimi i qeverisë së re pritet të bëhet gjatë orëve të pasdites.

Duket se mozaikut të formuar pas disa ditësh tratativa mes Montit dhe përfaqësuesve kryesorë të partive politike i mungojnë ende dy emra të rëndësishëm, Gianni Letta e Giuliano Amato.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›