E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK mban nesër në Prizren Sfida shqiptare

PRIZREN- Në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ditën e nesërme, Aleanca Kuqezi organizon panelin Sfida shqiptare, në të cilën do të marrin pjesë akademikë, intelektualë, historianë e figura të shquara të kombit nga të gjitha trevat shqiptare.

Sipas paralajmërimit, në këtë panel marrin pjesë Kreshnik Spahiu me Një komb, një gjuhë, një histori, një të ardhme, Esat Stavileci me Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe të drejtat e shqiptarëve, Kim Mehmeti me Të mendojmë kuqezi! Mbi partitë politike, Parim Kosova Integriteti tokësor dhe mbrojtja e interesave kombëtare, Lorik Cana Nuk shitet Shqipëria! Nuk ndërrohet kombësia!, Mehmet Kraja Kultura, arti, letërsia shqiptare dhe mbrojtja e vlerave të tyre kombëtare, Uran Butka Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, Ekrem Kryeziu Globalizmi dhe shoqëria shqiptare, Aleksandër Çipa Mediet dhe sfidat shqiptare, Sabri Maxhuni Drejt shtetit kombëtare, Ibrahim Gashi Unifikimi i teksteve shkollore, dhe Hysen Matoshi Histori dhe kombi.

Paneli mbahet në Shtëpinë e Kulturës Xhemajli Berisha në Prizren dhe fillon në orën 11 e 45 minuta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›